Diplomatët: BE-ja dhe Britania janë pajtuar për “rinisje” të raporteve

Diplomatët: BE-ja dhe Britania janë pajtuar për “rinisje” të raporteve

Negociatorët e Bashkimit Evropian dhe ata të Mbretërisë së Bashkuar kanë arritur pajtim për një marrëveshje për “rinisjen” e raporteve të tyre pas Brexit-it, kanë bërë të ditur disa diplomatë, të hënën, teksa kryeministri britanik, Keir Starmer, po përgatitet t’i presë shefat e bllokut evropian në një samit në Londër gjatë 19 majit. Diplomatë të BE-së kanë thënë se shtetet anëtare i kanë dhënë dritën e gjelbër një treshe tekstesh që pritet të nënshkruhen në samit: një Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje, një deklaratë të solidaritetit BE-Mbretëri e Bashkuar, dhe një Mirëkuptim të Dyanshëm për çështje të ndryshme, nga tregtia...
Burimi: Opinion.al