Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes

Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes

Është një histori e jashtëzakonshme e një djali që lindi në Zëmblak të Korçës në vitin 1769. Familja e tij u shpërngul hershëm në Kavalla të Greqisë, qytet i ndërtuar nga Aleksandri i Maqedonisë për kujtim të kalit të tij. Mehmet Aliu ishte i 17-ti nga fëmijët e zëmblakasit, Ibrahim Agai, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit. Reklama Sipas legjendës, detyrën e parë publike Mehmeti e përmbushi si 18 vjeç. Një fshat aty afër nuk paguante taksat. Ai shkoi me 10 vetë të armatosur dhe kërkoi të takojë katër të parët e fshatit. I futi në xhami dhe iu premtoi se nuk do të dilnin gjallë nëse fshati nuk paguante taksat. Në Egjipt shkoi ushtar i thjeshtë i Portës së Lartë, por shpejt u bë...