Dinamo- Ferizaj, testi në Ohër pa gola

Dinamo- Ferizaj, testi në Ohër pa gola

Mbyllet miqësorja e Dinamo Sitit ndaj Ferizajt në Ohër me shifrat e bardhë 0-0.Ndonëse blutë e kryeqytetit ishin më të qartë, fusha nuk prodhoi asnjë gol duke lënë në fuqi rezultatin e startit të këtij takimi miqësor. Javën që vjen Dinamo e cila prej javësh përgatitet në Ohër, pritet të kthehet në Tiranë, për t’u përqendruar te përgatitjet në prag të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Formacioni startues Dinamos:  Teqja, Meksi, Dita, Neziri, Loran, Jonuzi, Bregu, Nani, Qardaku, Vila, Zabërgja. Në pjesën e dytë trajneri Ilir Daja aktivizoi lojtarët; Sali, Manjani, Meksi, Qefalija, Farruku, Itodo, Berisha, Gudiabi, Doçi...
Burimi: Sportiim.al