Dimension i ri i këngës “ZJERM” nga Shkodra Elektronike, interpretim në gjuhën e shenjave

Dimension i ri i këngës “ZJERM” nga Shkodra Elektronike, interpretim në gjuhën e shenjave

Kënga “ZJERM” nga “Shkodraelektronike”, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2025, vjen tani në një version të ri, të interpretuar në gjuhën e shenjave. Ky format e bën muzikën më të aksesueshme për personat me dëmtime dëgjimi, duke u dhënë mundësinë të ndjejnë emocionet dhe mesazhin e këngës në një mënyrë unike. Interpretimi në gjuhën e shenjave përdor lëvizjet e duarve, mimikën dhe gjuhën e trupit për të transmetuar emocionet, jo vetëm përkthim fjalë për fjalë. Nisma pasqyron angazhimin e “Shkodraelektronike” dhe Eurovision për diversitet dhe përfshirje, duke e bërë “ZJERM” një urë lidhëse mes njerëzve dhe kulturave të ndryshme.
Burimi: Javanews.al