Dimal/ Zjarri masiv në Delvinë shkrumbon banesat, dy efektivë policie të dëmtuar nga tymi dhe djegiet

Dimal/ Zjarri masiv në Delvinë shkrumbon banesat, dy efektivë policie të dëmtuar nga tymi dhe djegiet

Zjarri që nisi mesditën e së enjtes në Kalasë, sot ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë fshatrat Senicë dhe Palavli në bashkinë Delvinë. Deri tani janë shkatërruar 11 shtëpi, ndërsa nga flakët është përfshirë edhe Kisha 200-vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë, një monument me vlerë historike dhe kulturore të zonës. Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta zjarrfikësish nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë, së bashku me emergjencat civile, policinë dhe autoritetet lokale. Gjithashtu, në zonë ndodhet edhe një ambulancë për të ofruar ndihmë mjekësore në rast nevoje. Për shkak të rrezikut të lartë, është nisur evakuimi...