Digjet transformatori, qindra banorë në Kurbin dhe Lezhë pa energji elektrike

Digjet transformatori, qindra banorë në Kurbin dhe Lezhë pa energji elektrike

Qindra banorë në Njësitë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin dhe Shënkoll në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike që prej mëngjesit të së shtunës. Shkak për ndërprerjen është bërë djegia e një transformatori në të Fushë-Kuqes, çka ka sjellë ndërprerje të furnizimit me energji në një zonë të gjerë. Operatori i Transmetimit të Energjisë Elektrike ka njoftuar se ka angazhuar mjete dhe ekipe teknike në terren, të cilët po punojnë për zëvendësimin e transformatorit të djegur.  Autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat për zgjidhjen e problemit, ndërsa qytetarët kanë shprehur shqetësimin për mungesën e energjisë, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta...
Burimi: Syri.net