Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Digjet një makinë pranë tunelit të Skërficës, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
👁8442
Një automjet tip “Jeep” ka marrë flakë në ecje paraditen e kësaj të diele pranë tunelit të Skërficës. Sipas policisë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Drejtuesi Kreshnik Bedini ka arritur të dalë shpejt nga automjeti ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. “Sot, rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Skërficë”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje një automjet tip “Jeep”, me drejtues shtetasin K. B., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.