Digjen dy automjete në Korçë

Digjen dy automjete në Korçë

Mëngjesin e kësaj të premte, dy mjete janë përfshirë nga flakët në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku njëri prej tyre është djegur plotësisht. Mjetet ishin të parkuara në hyrje të një pallati pranë kryqëzimit të njohur si “1 Maji”. Mjeti i djegur plotësisht ishte i pajisur me impiant gazi. Të dy pronarët e mjeteve janë banorë të të njëjtit pallat. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Aktualisht nuk ka të dhëna nëse zjarri është shkaktuar qëllimisht apo ka qenë aksidental.
Burimi: Kohajone.com