Diell por temperatura të ftohta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Diell por temperatura të ftohta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Edhe këtë të mërkurë vendi ynë do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor nga orët e mesditës e pasdite era fiton shpejtësi deri në 12-15 m/s. Ndërsa në det, valëzimi i forcës do të jetë 1-3 ballë. Temperaturat në vlera minimale regjistrohen në Kukës, Peshkopi dhe Bajram Curr, ndërsa ato maksimale në Tiranë dhe Sarandë.
Burimi: Kohajone.com