Diell dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, njoftoi se vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell e vranësira të pakta, deri mesatare kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 10-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Burimi: Kohajone.com