Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së: Nuk do të heshtim për dëshmorët tanë

Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së: Nuk do të heshtim për dëshmorët tanë

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së ka ngjallur protesta në Prishtinë dhe më gjerë. Ditën e sotme në sheshin Heldenplatz, në Vjenë janë mbledhur dhjetëra qytetarë shqiptarë për të protestuar kundër këtij vendimi. Në duar ata mbajnë flamuj kuqezi dhe flamuj të UÇK-së, ndërsa e konsiderojnë vendimin si të padrejtë. Ky tubim vjen në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. “Jo në emrin tim”, “UÇK, UÇK” dhe “O Hashim, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”, këto ishin disa nga thirrjet më të përsëritura. Në mesin e protestuesve ishte edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Isë Berisha. Ai u...