Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dialogu Serbi-Kosovë Sorensen/ Kurti takim me të dërguarin e BE-së, zbardhet fokusi i diskutimit
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, situatën e komuniteteve joshumicë, veçanërisht komunitetit serb, si dhe për avancimin në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti sot Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Kurti informoi Sorensen për mbështetjen financiare të dedikuar komunave me shumicë serbe, veçanërisht në zonat veriore, si dhe për sukseset në fushën e punësimit dhe hapjen e institucioneve të Kosovës në këto zona. “Që nga prilli 2024, mbi 800 qytetarë në komunat veriore janë punësuar përmes programit qeveritar “Qeveria për Familjet”, ndërsa nga janari i vitit të kaluar janë regjistruar mbi 430 biznese...