Dialogu me Kosovën/ Sekretari amerikan i Shtetit pret në DASH ministrin e Jashtëm të Serbisë,çfarë pritet të diskutohet

Dialogu me Kosovën/ Sekretari amerikan i Shtetit pret në DASH ministrin e Jashtëm të Serbisë,çfarë pritet të diskutohet

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të presë sot në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit (DASH). Takimi do të zhvillohet në DASH në orën 17:15, sipas kohës lokale në Kosovë, teksa nuk dihen se cilat do të jenë temat e diskutimit. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në DASH, Brendan Hanrahan dhe nënsekretarja Allison Hooker. Hanrahan gjatë korrikut kishte vizituar disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Gjatë qëndrimit në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kishte deklaruar se temë e diskutimit me zyrtarin amerikan ishte nevoja për bashkëpunim ekonomik mes dy shteteve. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar...