Dhunuan kamarierin në Golem dhe nuk i dhanë pagën, gjykata lë në burg dy të arrestuarit
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, me afat 45-ditor, për dy personat e arrestuar në lidhje me dhunimin e kamerierit 18-vjeçar në Mal të Robit, Golem. Florian Habilaj, një prej pronarëve të hotelit, dhe Enold Dragoti, të arrestuar nga Policia e Kavajës, akuzohen nga Prokuroria për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje. Ndërkohë, në orën 12:30 pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Melison Nelës, xhaxhait të 18-vjeçarit Genti Nela. Ai u arrestua pasi në automjetin e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë. Sipas Policisë, 47-vjeçari po shkonte drejt hotelit me qëllim hakmarrjen për dhunën e ushtruar ndaj nipit të tij. Konflikti nisi për pagesën e punës...
Burimi:
gijotina.com