Dhunuan dhe i morën makinën qytetarit, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Dhunuan dhe i morën makinën qytetarit, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë pasi dhunuan dhe më pas i morën makinën një qytetari. “Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij”, njoftoi policia. Uniformat blu thonë se makina e vjedhur u gjet pranë banesës së dy vëllezërve dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Burimi: Gijotina.com