Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër. Ky shtetas akuzohet për veprat penale  “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi më datën 2 korrik, rreth orës 01:30, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, dhunoi një qytetar me ininciale F.K, banues në Dibër. Ngjarja u regjistrua pas një konflikti që efektivi pati me qytetarin, konflikt i cili degradoi deri në dhunë. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë...