Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin A. J., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Ngjarja ka ndodhur në ambientet familjare dhe materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. B., 62 vjeç, dhe A. Ç., 45 vjeç, të cilët janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre, i shkaktuar nga motive të dobëta. Në një tjetër rast të regjistruar në zonën e “Nikolla Tupes”, prokuroria ka nisur hetimet ndaj shtetasit K. Sh., 32 vjeç, i dyshuar për kanosjen e një shtetaseje. Ai po procedohet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa priten veprime të mëtejshme hetimore.