Dhunohet barbarisht me sende të forta ish-kreu i Zjarrfikëses së Mallakastrës! Identifikohen 2 autorët, Policia heton motivin

Dhunohet barbarisht me sende të forta ish-kreu i Zjarrfikëses së Mallakastrës! Identifikohen 2 autorët, Policia heton motivin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ballsh, ku Armand Aliaj, ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, është dhunuar me sende të forta në lokalin e tij. Sipas informacioneve paraprake, ndaj Aliajt kanë ushtruar dhunë fizike dy persona, të cilët ende nuk janë identifikuar. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit. Burime nga spitali bëjnë me dije se Aliaj ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ka pasur nevojë për qepje të plagës. Më pas, ai është transportuar drejt Spitalit të Fierit për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme. Për ngjarjen është njoftuar Komisariati i Policisë Mallakastër, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar. Deri në publikimin e...