Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dhunimi i policit në Kukës, blutë japin detaje të reja: U përfshi në debat me disa persona pak ditë më parë
👁7230
Një efektiv i Policisë Rrugore në Kukës është dhunuar fizikisht nga disa persona ditën e sotme, për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën që të çon në fshatin Pobreg, ku inspektori me inicialet Q.D është konfliktuar me disa shtetas. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, efektivi kishte pasur një debat disa ditë më parë me njërin prej personave të përfshirë në incident, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Punonjësi i policisë ndodhet aktualisht pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, ku po jep kallëzim për ngjarjen. Grupi hetimor, në bashkëpunim me strukturat e Policisë, po...