Dhunë e terror policor edhe mbi kalimtarë të rastit/ Dëshmia e Amarildos: Më përplasën në tokë dhe më vunë kapuc në kokë

Dhunë e terror policor edhe mbi kalimtarë të rastit/ Dëshmia e Amarildos: Më përplasën në tokë dhe më vunë kapuc në kokë

Një denoncim i rëndë vjen nga spitali I Traumës që vërteton se policia ka dalë jashtë kontrollit dhe po dhunon edhe kalimtarë dhe terrorizon. Një djalë i quajtur Amarildo tregon se ishte arrestuar sapo kishte dalë nga banesa.  Pasi i kishin vënë kapuç mbi kokë e kishin dhunuar. Jo vetëm. E kishin lënë në komisariat, edhe pse me këmbë të dëmtuar dhe që I dilte gjak  “Po ecja. Nuk kisha asgjë me vete. Më rrahën tek rruga e Elbasanit.  Tre vetë më kapën e më rrëzuan në tokë. Sapo dola nga shtëpia. Tek xhamia. Vetëm kur më erdhën tre makina. Më përplasën për tokë. U thashë që nuk isha në protestë sapo dola nga shtëpia. Njëri prej tyre ishte i veshur civil. Më vunë dhe...