Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë
Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kryeministrin Edi Rama. Në kallëzim renditen gjashtë akuza, që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e pretenduara të zyrtarëve në raport me protestat dhe trajtimin e qytetarëve. Sipas kallëzimit, janë kryer veprime që cenojnë të drejtat dhe liritë themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të organizimit, si dhe integritetin fizik dhe psikologjik të individëve. Gjashtë pikat e renditura në kallëzim janë: 1. Gjenocid ndaj një pjese të shoqërisë, përmes asaj që kallëzuesit e cilësojnë si veçim, diskriminim, linçim dhe zhvlerësim, të shoqëruara me dhunë, përndjekje dhe dëme fizike e psikologjike. 2. Ushtrimi i ndikimit për kryerjen e veprimeve të paligjshme, përmes premtimit të parave punonjësve të rendit. 3. Shpërdorimi i detyrës, me veprime...
Burimi:
gijotina.com