Dhuna policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup, BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni
Rasti i dy të rinjve shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, të cilët pretendojnë se janë dhunuar fizikisht nga pjesëtarë të policisë në Shkup, ka nxitur reagime politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, duke kërkuar një hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent për të gjitha rrethanat e rastit. Sipas reagimit të BDI-së, ekzistojnë versione të ndryshme për atë që ka ndodhur gjatë ndërhyrjes policore. Në raportin e brendshëm të policisë, sipas partisë, pretendohet se dy të rinjtë i kanë marrë pistoletën një polici. Ndërsa të rinjtë deklarojnë se arma ka përfunduar në automjet pasi policia u ka thyer xhamin. Ata pretendojnë gjithashtu se...
Burimi:
syri.net