Dhuna në protestën e të dielës, Policia shpall në kërkim 20 persona, mes të arrestuarve edhe një shtetas gjerman!
Policia ka arrestuar 9 persona dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë, ndërsa 20 shtetas janë shpallur në kërkim pas përplasjeve gjatë tubimit të 24 tetorit 2026. Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë me sende të forta dhe lëndë piroteknike, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, Policia ka arrestuar nëntë shtetas, mes tyre edhe një shtetas gjerman, me inicialet M. L., 23 vjeç. Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A. K., 27 vjeç, P. L., 45 vjeç, E. B., 21 vjeç, Sh. M., 19 vjeç, O. C., 19 vjeç, Z. M., 25 vjeç, S. H., 20 vjeç, M. L., 23 vjeç, dhe K. M., 20...
Burimi:
javanews.al