Dhuna në protestë, Gjykata e Tiranës liron edhe 8 nga të arrestuarit prej Policisë, vetëm për 2 caktohet detyrim paraqitjeje!
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 8 prej 10 personave të marrë në shqyrtim më 22 tetor 2026, në lidhje me protestat e zhvilluara në kryeqytet. Sipas vendimit të gjykatës, për A. R., A. B., D. L., G. B., A. L., Y. I., Rr. Ç. dhe A. S. është konstatuar i paligjshëm arrestimi në flagrancë dhe nuk është caktuar asnjë masë sigurimi. Gjykata ka urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm, nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër ligjor. Ndërkohë, për T. T. dhe F. M., gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë, duke caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Të dy personat duhet të paraqiten...
Burimi:
javanews.al