No Image Available

Dhuna në protesta/ Dorëzohet kallëzimi në SPAK: Të hetohet Rama, Demo, Hitaj, gjithë zinxhiri komandues! 180 raste të dokumentuara

Qendra Res Publica, organizata të tjera, avokatë, studentë dhe qytetarë të angazhuar kanë depozituar në SPAK kallëzim penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe drejtuesve të tjerë policorë.SPAK i kërkohet gjithashtu hetimi i rolit të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, për orientimet e dhëna, komunikimet me drejtuesit e Policisë dhe kontributin e tyre në krijimin, mbështetjen ose lejimin e këtij mekanizmi për shtypjen e protestës."Skënder Hita kallëzohet si drejtuesi më i lartë përgjegjës për organizimin, komandimin dhe kontrollin e operacioneve. Nën drejtimin e tij janë dislokuar në terren efektivë të maskuar, pa numra dhe pa shenja individuale identifikimi, të cilët kanë ushtruar forcë të paligjshme ndaj qytetarëve. Krahas tyre janë shfaqur edhe persona civilë...