Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare

Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare

Protesta e sotme përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë u shoqërua me përplasje dhe ndërhyrje policore me gaz lotsjellës, spraj me piper dhe ujë nga autobotet. Gjatë ndërhyrjes u raportuan goditje ndaj protestuesve dhe të rinj të tërhequr zvarrë. Studentët dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë ndaj problemeve në arsim dhe mungesës së perspektivës. Situata u përshkallëzua kur një pjesë e pjesëmarrësve hodhën sende drejt ministrisë dhe dëmtuan godinën e rrethimin. Por këto veprime nuk e bëjnë të pranueshme dhunën policore ndaj studentëve. Goditja dhe poshtërimi i të rinjve meritojnë dënim të prerë. Uniforma nuk i jep askujt të drejtën të shfryjë forcën mbi qytetarët. Dhuna e Policisë ndaj studentëve ka nxitur indinjatë dhe qytetarët kanë dalë në rrugë në mbështetje të studentëve, duke...