Dhuna barbare ndaj 2 të rinjve shqiptarë në Maqedoni, BDI kërkon dorëheqje në Ministrinë e Brendshme!

Dhuna barbare ndaj 2 të rinjve shqiptarë në Maqedoni, BDI kërkon dorëheqje në Ministrinë e Brendshme!

Rasti i dy të rinjve shqiptarë, të moshës 21 dhe 23 vjeç, të cilët pretendojnë se janë keqtrajtuar fizikisht nga pjesëtarë të policisë në Shkup, ka nxitur reagime të ashpra politike dhe publike. BDI kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ndërsa Lidhja Shqiptare kërkon largimin e tij dhe të ministrit Pançe Toshkovski, si dhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtar në zbardhjen e rastit. Për ngjarjen ka reaguar edhe Mevlan Ademi, i cili përmes një postimi në Facebook ka ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë e institucioneve. Rasti është bërë publik pas raportimeve dhe publikimit të fotografive të dy të rinjve me lëndime të dukshme në fytyrë. Ata pretendojnë se janë dhunuar nga policia, madje edhe pasi u janë lidhur duart dhe janë shtrirë përtokë....