“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA
Portieri i Cagliarit, Elia Caprile, ka marrë shtetësinë shqiptare më 19 tetor, pas dekretit të firmosur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Lajmi rikthen në vëmendje mundësinë që gardiani 25-vjeçar të përfaqësojë në të ardhmen Kombëtaren e Shqipërisë. Sipas raportimeve, Caprile ka aplikuar për shtetësinë shqiptare për shkak të lidhjes familjare me partneren e tij, Emili Toshkollari, e cila ka origjinë shqiptare. Megjithatë, marrja e pasaportës shqiptare nuk nënkupton automatikisht se portieri mund të luajë për kuqezinjtë. Për këtë çështje do të jetë vendimtare plotësimi i kritereve të përcaktuara nga FIFA për ndryshimin e përfaqësueses kombëtare, duke marrë parasysh edhe historikun e tij me ekipet e Italisë. Caprile vlerësohet si një portier me potencial dhe, sipas të dhënave të përmendura në raportime, vlera e tij...
Burimi:
javanews.al