“Dhëndri më ofroi të bëhesha pronar”/ Hetimet për Dosjen 5D, merret në pyetje Petrit Muhameti: Nuk i njihja punonjësit e Vas Construction, por…

“Dhëndri më ofroi të bëhesha pronar”/ Hetimet për Dosjen 5D, merret në pyetje Petrit Muhameti: Nuk i njihja punonjësit e Vas Construction, por…

Pronari i VAS Construction, Petrit Muhameti, i marrë nën hetim për Dosjen 5D u mor sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Ai pranoi se dhëndri, Alfred Qato, i kishte ofruar të bëhej pronar i kompanisë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Muhameti tregon se në kompani nuk shkonte, ndërsa paratë i kalonin në llogari bankare. Petrit Muhameti: Vëllai i Mariglen Qatos, është martuar me gocën time. Kam në pronësi një furrë buke. Ka afërsisht 16-17 vjet që e kam. Një firmë VAS Konstruksion, m’u ofrua të bëhesha pronar, nga viti 2016-2017. Ma ofroi dhëndri im, Alfred Qato....
Burimi: Top-Channel.tv