Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Dhëndri i Trump, resort në Zvërnec! “Washington Post”: Synon parajsën e izoluar të vendit me duna të pacenuara rëre dhe plazhe të mbushura me shkëmbinj
Në një artikull kushtuar investimeve të dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, “Washington Post” shkruan se Jared Kushner po planifikon dy investime të rëndësishme në Shqipëri, por ajo më e diskutueshme është në zonën bregdetare të Zvërnecit, një parajsë e izoluar me plazhe dhe shkëmbinj me detin Adriatik në njërën anë dhe një lagunë nga ana tjetër. Zona, e cila shtrihet përtej mundësive të rrugëve, është parë prej kohësh si një thesar për investitorët e mundshëm. Në artikull thuhet se në një nga udhëtimet e tij të shumta në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Jared Kushner shkoi për shëtitje përgjatë shtrirjes së vijës bregdetare të Mesdheut me duna të pacenuara rëre dhe plazhe të mbushura me shkëmbinj. Vendi, tha ai në një intervistë, ishte...