Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
“Dha dorëheqjen” pas humbjes/ Ku është Lulzim Basha dhe deputetët e njohur? Ja kush nuk ishte i pranishëm sot në Kuvend
👁6766
Kuvendi i Shqipërisë u rikthye sot në punë pas një ndërprerjeje dy mujore për shkak të zgjedhjeve të 11 majit, por ajo që ra më shumë në sy nuk ishte vetëm shkurtësia e seancës që zgjati vetëm 15 minuta, apo debatet e tensionuara, por mungesa e dukshme e disa prej figurave kryesore të politikës shqiptare. Mes emrave që nuk u panë në sallë ishte Lulzim Basha, ish-kryetari i Partisë Demokratike, i cili pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e fundit, ku nuk siguroi asnjë mandat, që nga numërimi i votave nuk ka reaguar dhe sot mungoi edhe në seancën e parë...