Detaji pikant/ Kanalet franceze ngatërrojnë protestat në Tiranë, me ato në Paris dhe Lion!
Dy kanale televizive franceze, CNEWS dhe Franceinfo, kanë kërkuar falje pasi transmetuan pamje nga protestat në Tiranë, duke i paraqitur gabimisht si demonstrata në Paris dhe Lion. Ngatërresa e parë ndodhi të shtunën, kur CNEWS shfaqi pamje të protestuesve në një rrugë të Tiranës, duke i identifikuar si pjesëmarrës në një demonstratë në zonën Porte d’Italie të Parisit. Pamjet tregonin protestues të mbledhur në rrugë, disa prej të cilëve kishin mbuluar fytyrat me maska dhe syze skijimi. Gjatë transmetimit, një komentator i përshkroi ata si persona që mund të shkaktonin trazira, duke krijuar përshtypjen se situata në kryeqytetin francez mund të përshkallëzohej. Sipas verifikimit të Associated Press (AP), pamjet ishin filmuar në Rrugën e Durrësit, në qendër të Tiranës. Pas konstatimit të gabimit, prezantuesi i...
Burimi:
javanews.al