DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

Policia e Shtetit njoftoi sot (26 shtator) se bashkë me SPAK dhe BKH finalizuan operacionin e koduar “Muri i lartë” në Shkodër. Një person me rrezikshmëri u arrestua, 50-vjeçari Bledar Cafi, kurse i dyti me dy identitete, 43-vjeçari Indrit (Endrit) Dokle, ish-drejtues i grupit të Durrësit, nga Kukësi dhe banues në Tiranë, nuk u gjet në banesë. GJKKO ka dhënë ndaj tyre masat “arrest me burg” për grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge. Policia ndau edhe pamjet e aksionit, teksa specialeve të RENEA-s iu desh të kapërcenin një mur të lartë, nga i cili mori emrin operacioni. Njoftimi i Policisë: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Operacioni nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, nën drejtimin e SPAK. Kapet dhe vihet...