Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
DETAJET/ Mësuesi pedofil tentoi të arratisej, u ndalua në Rinas, ngacmimin e nxënëseve e denoncoi drejtori i shkollës
👁8413
Fatmir Hoxha është mësuesi i cili ngacmoi dy nxënëse në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë Skëndërbe në Prrenjas. Sipas korrespodentes së Top Channel, Bruna Kërçyku ai është ndaluar në Rinas pasi ka tentuar të arratiset. Ngjarjen e ka denoncuar drejtori i shkollës pasi një koleg tjetër ka parë mësuesin të kryejë veprimet të papërshtatshme me fëmijët me fjalë dhe prekje. Në polici prindërit e fëmijës kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ngjarjen. Dy vajzat që u ngacmuan nga mësuesi janë nxënëse të klasës së nëntë. Top Channel