DETAJET/ “Ishte një kurth për mua”- Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj
Zbulohen detaje të reja nga konflikti fizik që ndodhi sot në Orikum të Vlorës (3 shtator), mes dy biznesmenëve Kuan Muça dhe Vasil Bedinaj. Gjatë takimit, debati mes tyre është përshkallëzuar dhe në konflikt janë përfshirë edhe shoqëruesit e dy biznesmenëve dhe janë konfrontuar me njëri-tjetrin. Ka dyshime se gjatë përplasjes, e cila fillimisht ka qenë fizike, mund të jenë përdorur edhe armë zjarri. Megjithatë, në vendngjarje policia nuk ka konstatuar asnjë gëzhojë. Pala e biznesmenit Muça pretendon se takimi në hotelin Palma ka qenë një kurth i ngritur nga biznesmeni tjetër për të sjellë konflikt dhe për të përfshirë policinë. Për zbardhjen e plotë të ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, dëshmitë e personave...
Burimi:
javanews.al