DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

Kamza është tronditur sot nga një krim i rëndë, ku ushtaraku 40-vjeçar Ngushellim Manzi ka vrarë me armë zjarri vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe ka lënë të plagosur rëndë Shefqet Ismailajn. Ai është arrestuar nga policia, ndërsa i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Mësohet se autori, viktimat dhe i plagosuri kanë qenë fqinjë dhe se konflikti ka ardhur pas një sherri momental. Autori, në momentet e para të arrestimit, nuk ka pranuar të bëjë asnjë deklaratë. Ndërkohë, në spital, në gjendje të rëndë, ndodhet vëllai i dy viktimave.