Detaje të reja rreth vdekjes së Malcolm-Jamal Warner: Po notonte me vajzën, u ringjall për 45 minuta

Detaje të reja rreth vdekjes së Malcolm-Jamal Warner: Po notonte me vajzën, u ringjall për 45 minuta

Aktori i njohur Malcolm-Jamal Warner, i famshëm për rolin e tij si Theo Huxtable në serialin “The Cosby Show”, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një aksidenti tragjik në plazhin Cocles në Kosta Rikë. Sipas raportimeve zyrtare, Warner po notonte së bashku me vajzën e tij 8-vjeçare kur u kap nga një rrymë e fortë detare. Dëshmitarët dhe surfistët pranë vendit të ngjarjes intervenuan menjëherë, duke nxjerrë në breg vajzën me dërrasën e surfit. Ndërkohë, Warner u nxor nga një roje plazhi dhe një surfist tjetër. Ekipet e shpëtimit kryen manovrat e rianimacionit për 45 minuta, por përpjekjet për...