Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
DETAJE / Plumbat drejt lokalit të Mond Vogës, ish-shoferi i Arjan Ndojës ishte me familjen dhe…
Ndaj një lokali në fshatin Krastë të Fushë Krujës, u qëllua me armë zjarri nga disa persona të paidenfitikuar, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja. Ndërkaq, në momentin e atentatit, pronari i lokalit, Mond Voga ka qenë aty së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Voga është ish shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror.