Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës: Autori e qëlloi nga afër me pistoletë, dyshohet se u arratis me motorçikletë
Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimit nga grupi hetimor i Policisë së Shkodrës në lidhje me ekzekutimin e 65-vjeçarit Frrok Lleshaj mbrëmjen e së hënës në Vaun e Dejës. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije për ‘Shqiptarja.com’ se janë marrë në pyetje 12 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sipas të dhënave nga ekspertiza e policisë, 65-vjeçari është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt, çka forcon dyshimet se autori nuk ka qenë i vetëm, por ka pasur bashkëpunëtorë. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së një banese pranë vendit të ngjarjes, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Gjithashtu, dyshohet se autori është larguar me motorçikletë, duke përfituar nga errësira për t’u zhdukur me shpejtësi...