Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Detaje nga plagosja në Dibër: Djali qëlloi 7 herë me thikë nënën, 26-vjeçari në gjendje të rënduar psikoologjike
Detaje të reja janë bërë të njohura lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë pasdite në Maqellarë të Dibrës, ku një 25-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë nënën e tij në banesë. I riu me iniciale L.S., mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë. Sipas burimeve pranë familjes, ai përballej prej kohësh me stres të lartë dhe mbyllje në vetvete, çka dyshohet se ka çuar edhe në sulmin ndaj nënës. Nëna e tij, 48-vjeçarja me iniciale N.S., e cila raportohet se është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, është goditur shtatë herë me...