Burimi:
Javanews.al

Detaje nga krimi në Fier, 60-vjeçarja u qëllua teksa udhëtonte me motor, shpallen në kërkim babë e bir
👁7025
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sulaj të Fierit, ku një grua rreth 60 vjeçe është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të mbikalimit të Dërmënasit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, dy persona dyshohet se i kanë zënë pritë shtetases Suzana Mërnica, e cila po udhëtonte me motor së bashku me djalin e saj. Ata kanë dalë përpara mjetit dhe kanë qëlluar në drejtim të saj me armë zjarri. E plagosura, me profesion fermere, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut...