Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore e SPAK për vilën në Dhërmi, që dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në materialet hetimore ndodhet edhe një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe. Fotografia është dërguar më 17 korrik 2021 dhe është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones, bashkëshortit të gruas që kryente pastrimet në banesën e Ballukut në Tiranë. Bashkëshorti i sanitares, së bashku me gruan dhe vajzën e tij, udhëtonin herë pas here drejt Dhërmiut për të kryer pastrimet në vilë. Transporti i tyre organizohej në disa raste nga shoferi personal i Ballukut. Sipas dosjes, arredimi dhe investimet në pronë ishin bërë sipas preferencave të ish-zëvendëskryeministres. Ndërkohë, të dhënat e telefonisë celulare tregojnë se Balluku e...