Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detaje nga arrestimi i Flodian Plakut/ U kap me dy pistoleta, dyshohet se do të kryente sërish vrasje
Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Flodian Plakut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës. Mësohet se, në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta). Gjithashtu, është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj. Sakaq, nga informacionet e marra deri tani mësohet se Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje.