Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detaje nga aksidenti tragjik në Borsh / Benzi me 200 km në orë vrau çiftin që ishte nisur për të shitur peshk
Burrë e grua humbën jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Borsh-Plazh. Furgoni tip “Benz Vito”, me të cilin udhëtonin viktimat, u përplas “kokë më kokë” me një fuoristradë tip “Benz”. Viktimat janë identifikuar si Kujtim Mehmeti, 60 vjeç dhe bashkëshortja e tij, emri i së cilës nuk është bërë ende publik. Ndërsa dy personat që ndodheshin në fuoristradë, shoferi Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë plagosur dhe janë dërguar në spital ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshohet se fuoristrada lëvizte në kraun e kundërt me shpejtësi tej...