Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
DETAJE / Kapet në autostradën Tiranë–Elbasan, kreu i një organizate kriminale
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Policia njofton se Kociaj u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij tip “Audi Q5” në autostradën Tiranë–Elbasan, ndërsa automjeti u sekuestrua nga Policia. “59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”. Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës...