DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra u gjet i pajetë brenda automjetit të tij pasi u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Sipas hetimeve paraprake, Afeltra u qëllua disa herë me pistoletë nga autorë të panjohur. 69-vjeçari, i cili ishte liruar prej pak kohësh nga burgu, konsiderohej nga autoritetet si një prej figurave historike të klanit Afeltra-Di Martino, i njohur ndryshe si klani i Monti Lattari-t, një grup kriminal me rrënjë të thella në territorin e zonës napolitane. Vrasja e tij rikthen në vëmendje tensionet dhe ekuilibrat e vjetër mes grupeve të Kamorrës. Menjëherë pas atentatit, karabinierët e kompanisë së Castellammare di Stabia dhe efektivët e...