Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detaje/ Automjeti përplasi tre të mitur në Tiranë, njëri prej tyre në intubim
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e së mërkurës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë ish-Hotel Dajtit, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, automjeti drejtohej nga shtetasi E.K., rreth 41 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale. Të miturit e përfshirë në aksident janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burime nga spitali konfirmojnë për Euronews Albania se dy prej fëmijëve ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa njëri është në gjendje të rëndë dhe është intubuar. Sipas të dhënave jozyrtare, fëmijët janë: -O.A., 11 vjeç – gjendje shëndetësore e stabilizuar...