Dështon vrasja në Shkodër, i riu shkon në kalçeto për të ekzekutuar ish-shokun, por nuk i shkrep arma
Një konflikt i hershëm mes dy të rinjve, që dikur kanë qenë shokë të afërt, përfundoi në një tentativë vrasjeje brenda një kalçetoje në Shkodër. Klaus Fermosi, 25 vjeç, dyshohet se ka shkuar në ambientet e fushës sportive mbrëmjen e 11 tetorit me qëllimin për të vrarë Jozefin Ujkën, 26 vjeç, por tentativa e tij ka dështuar pasi pistoleta me të cilën tentoi ta qëllonte nuk është shkrepur. Në ato momente, në kalçeto ndodheshin edhe persona të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë duke larguar Fermosin nga vendi i ngjarjes. Kjo ndërhyrje, së bashku me faktin që arma nuk u shkrep, bëri që Jozefin Ujka t’i shpëtonte mrekullisht asaj që mund të kishte përfunduar në një vrasje. Pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur...
Burimi:
gijotina.com