Dështon seanca e radhës në Kosovë, s’ka kompromis për konstituim, por për pushim

Dështon seanca e radhës në Kosovë, s’ka kompromis për konstituim, por për pushim

Për të 26 herë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.  Edhe në seancën e radhës ligjvënësit refuzuan të formojnë komisionin që do të mbikëqyrë një votim të fshehtë për kreun e ri të kuvendit. Votimi i fshehtë është propozuar nga  kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pasi kandatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për tu zgjedhur. I vetmi kompromis që arritën deputetët gjatë së mërkurës, ishte zhvendosja me një ditë e seancës së radhë. Pas...
Burimi: Javanews.al