Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dështon për herë të 39-të konstituimi i Kuvendit/ Vijon ngërçi politik në Kosovë
Edhe në seancën e sotme, partitë parlamentare PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk dorëzuan propozimet për anëtarët e komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Përpjekja për të konstituar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka dështuar për herë të 39-të. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, përsëriti thirrjen ndaj grupeve parlamentare për të emëruar përfaqësuesit e tyre në komision, por kjo kërkesë sërish nuk u përmbush. Nga 95 deputetë të pranishëm në sallë, 53 votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Megjithatë, mungesa e konsensusit për përbërjen e komisionit...